KULTURE

Kultura: Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj


Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhësia dhe lumturia jote gjenden në Shqipëri, e cila të jep nder e të fal emrin Shqiptar. Çdo shqiptar është vëllau yt: kurdoherë respektoje, nderoje dhe ndihmoje kur të ketë nevojë. Mos e përbuz gjuhën e nënës tënde duke folur në gjuhë të huaj kur nuk është nevoja. Kujtohu se i përket gjuhës më të vjetër që ka mbirë të paktën në Evropë dhe Mesdhe. Mos e harro gjuhën e shenjtë Shqipe që është gjuha jote gjenetike, gjuha që shkruhet dhe lexohet njësoj, gjuha rrënjë e gjuhëve te Evropës, gjuha e më e vjetër e lashtësisë, gjuha e djepit të qytetërimit Mesdhetar dhe Evropian. Kuptoje dhe lexoje mirë ambjetin ku punon e jeton. Prandaj mëso e lexo sa më shumë gjuhë të huaja që të behesh njeri ditur dhe Shqiptar me mendje të ndritur. Nderoje flamurin e atdheut tënd, të parëve të tuaj, të natyrës tënde. Kush nuk e nderon shenjën e kombësisë së tij, çnderon veten e vet. Kush mohon kulturën dhe trashëgiminë e tij bëhet njeri pa shpirt, njeri kot. Ruaje mirë llojin tënd, karakterin kombëtar dhe krynaltësinë shqiptare; bindju ligjeve të vendit kudo që të jesh. Ruaje si drita e syve moralin Shqiptar.

Paraqitu si Shqiptar se ndryshe je gënjeshtar ndaj vetes dhe të tjerëve që ke përballë. Nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, atëhere çfar kulture mendon se përmban apo përcjell? Je frigaç nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, sepse ke frike e turp nga vetja jote dhe po kështu sillesh ndaj të huajve që të shkelin me këmbë. A mendon se je i zgjuar kur mohon vetveten? A e ndjen se çfar ere të vjen kur urren vetveten, llojin tënd, prindërit dhe të afërmit që të kanë lindur dhe rritur? Nëse mendon që dallon se nuk ke kulturë si Shqiptar ose po ashtu mendon se nuk ka të tillë, domethënë je askushi, atëhere si ka mundësi të dallosh kulturën e huaj dhe t’i përkasësh asaj?! Me një fjalë je njeri pa shpirt, një copë mishi me dy sy. Po të kujtoj se kultura dhe trashëgimia janë rrënjët që ushqejnë shpirtin e njeriut. Njeriu ka vlerë duke shtuar vlerë dhe jo duke mohuar vlerë.

Mos harro se të tjerët të venë atë çmim që i vë vetes. A mos po mendon se po jep mend se kush do zgjidhet ose si te zhvillohet vendi i huaj ku je? Apo mendon se takon apo do kesh të bësh me të huaj që iu dëgjojnë në këtë drejtim?! A mos kujton se të huajt, qofshin me kulturë, do të të bëjnë mik ty që paraqitesh si me pa kulturë? A nuk ke vënë re që të huajt përpiqen të gjejnë trashëgimi për veten e tyre me qëllim që të paraqiten me kulturë? Po ashtu, duket se nuk vë re që të huajt me kulturë nuk kanë turp të tregojnë origjinën apo vjetërsinat e tyre? Eh, mjerë vendi i huaj për ty dhe mjerë vetja jote o jetim i mjerë! Kujtohu që në vend të huaj je pranuar për të paguar qera. Nëse të ka ardhur koha për t’u martuar, lidhjen martesore bëje vetëm me familje Shqiptare, sepse kështu nuk tretesh në dhe të huaj dhe kështu ke vlerë si njeri dhe si kulturë; domethënë nuk je material mbushës për shoqëritë e huaja dhe ruan fisnkëritë familjare arbërore.

Natyra dhe gjeni biologjik të lindi Arbëresh, Ilir, Shqiptar. A mos je i zgjuar që ia fal veten apo fëmijët një kulture, gjuhe apo vendi të huaj? Përgjigju vetë se kush fal kështu. A mos kujton që të huajt janë të mefshtë edhe kur pyesin për gjethet e tuaja dhe nuk pyesin për rrënjët e tuaja? A mos kujton që je i zgjuar duke mohuar vetveten, prindërit tuaj që të lindën e rritën, njerëzit tuaj që të qëndruan pranë? A kujton se të huajt do të hapin derën e shtëpisë dhe do të të bëjnë bir për shpirt fytyrën tënde? A mos kujton se je i zgjuar kur mendon e vepron me shpirt të ngushtë? A mos mendon që të huajt nuk e dallojnë shpejt një gënjeshtar dhe vesin e tij për të gënjyer përsëri? A mos mendon se i rrit vlerë vetvetes kur shan apo i shprehesh kështu të huajve?

Respektoje veten dhe Shqiptarët e tjerë. E mbi të gjitha, të mendosh jo vetëm të punosh në Shqipëri, por edhe për Shqipërinë; sepse ndodh që mund të jetosh e punosh edhe në Shqipëri, por jo për Shqipërinë! Bashkoji forcat tuaja me Shqiptarët e tjerë. Kudo ku të jesh mblidhi të mirat e përvojat e mira, mendjen e fuqinë tuaj dhe dërgoji në Shqipërinë e bashkuar dhe përdori për të.

Historik i Shkurtër

 
 

Kostumet tradicionale

Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.
Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
Të vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat më të mira. Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.

 

Kultura Shqiptare Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Sa qesh i ri ne jeten time rinore mendoja se vertete ne atedheun tim e kam jeten,driten e diellit tim.Mendoja se ,pse tana republikat e ish jugosllavise kan ma te drejta se ne shqiptaret ?Dhe keshtu baba ma la amenet qe shqiptaret e Kosoves e meritojn lirin duke iu bashkangjitur nanes se vete shqiperi. Mirepo sa here qe kacafytesha me armiq ,vellaznit e mi shqiptar mu versuleshin ne vend te serbeve apo maqedoneve sllave mbi supe dhe u duhesha te iku si vetetima sepse shqiptaret qe ishin neper puna e ruajshin buken duke me shkakture plage ne shpirtin tim. Une i ngrati mendoja se çdo shqiptar e kam vella sikur ma ka lindur nana ime e sa here u ndihmojsha mu versuleshin duke me shajte pse i dola ne ndihme se i kam bere sherr !!!!!Dhe ne vend qe t'mu falenderonte me shante dhe u duhesha tja theja turinjet ,sepse e kerkonte keshtu vellau im shqiptar,dhe pastai nuk bente ze!!!Dhe une çdo here ne çdo vend brenda a jashte u ndihmova shqiptareve duke mendue se i kam vellazer,por ata çdo here me te keq duke mi kethyer te mirat e mija. Kur ua kam mbrojtur flamurin nga serbet,mu versulen mbi mua,pse e mbrojta flamurin sepse une paskna dasht ti shtie serbet mi masakrue shqiptaret!!!Kurse une vetem e kam mbrojte flamurin shqiptar e shqiptaret e shtinin koken perfundi,e mbas saj donin te me vrasin shqiptaret !!!Pse ,sepse frigoheshin mos po i masakrojn ne vend timin!!!! Sa here ka pasur raste qe me kenaqesi e flitesha gjuhen shqipe ndersa vellaznit qalonin serbishten ashtu keshtu qe mos ti marrin vesh qe jan shqiptar dhe mu kercnojshin shuj idiot mos fole shqip!!!!Une nuk isha ai qe doja ta perbuzja gjuhen shqipe,por çka  ?

Gjuha shqipe eshte nje ndere gjuhet ma te vjetra indoevropjane qe e ka shkrue ne gjuhen latine Marin Barleta mbas vdekjes se Skenderbeut!!!Pastai gjuhen shqipe e shkroi ne latinishte dhe Gjon Buzuku,dhe sot ate gjuhe te paster e kultivojm bashk me rinin me pasardhesit tan te dashur qe po ua lem nje begati(pasuri)

Une u mundova ta nderoi flamurin,atedheun,gjuhen,zakonet,por shqipfolesat ishin ata qe mu kundervuan ne forma ma te zymta dhe ne sy me kan thene si Fadil Hoxha e Ymer Gashi qe sa te egzistoi jugosllavija ti buke nuk ke!!! Perfundova shkollen Normale,por per tu punsue isha i papershtatshem moralo politike...Sepse edhe me 11 mars te vitit 1981 isha ai student qe ne gjellen time me qelloi qimja ne pjate dhe iu rash per dysheme pjatave qe i kisha .Dhe shqiptaret me lajmruan dhe te nesemen me detyruan te shkojm tek drejtori i menzes ne biseda informative tek Shefki Stublla........Kreva dhe vitin e trete te juridikut,por u duhesha qe çdo provim ta japi me komision gjer sa Syria Popovci me tha se po me vjen keq me te tregue se je ne regjister qe ty me çdo kusht mos me te lene me krye shkolle!Per kete e din dhe Sali Kurteshi,Ismet Saliu,F.Gunga etjere.....Por po e lem kete demostratat qe une i nisa une ,me humben si shurra e pules dhe tjeret qe i pervetsuan,u burgosen dhe mbas burgut zunen vende me dhe jeten si zoti!!!!

. Ruaje mirë llojin tënd, karakterin kombëtar dhe krynaltësinë shqiptare; bindju ligjeve të vendit kudo që të jesh. Ruaje si drita e syve moralin Shqiptar.

Kurr nuk ju kam nenshtrue as nje armikut,as mikut,dhe kurr nuk ju kam frigue serbit,apo amerikanit ti them se jam shqiptar dhe marr fryme shqipshe,dhe kurr nuk jam tregue se jam i menqur,por ia kam thene vetem te verteten si te huajve ashtu dhe vellezerve shqiptar.Kurr nuk kam uurrejtur kulturat e popujve tjere,por jam mundue qe kulturen shqiptare te zbukuroi me traditat mikpritse,qe nuk kan as nje komb mbi kete rruzull toksor.Por pse shqiptaret mes vedi kan urrejtje ?Pse çvlersojn meritat e te merituareve dhe veten pa bere hiq madheshtore behen patriota mesiguri jan te nxitur nga serbet qe ti pervjedhin qe i merituari te perbuzet dhe mos ta merr timonin qe popullin ta udheheqi ne rrugen e drejte,drejte drites se pranveres . PO i harroi edhe keto,por nuk isha i penduar fare duke mendue se keta shqiptar e kan per kafshaten e bukes qe ti ushqejn femit e tyre duke me shkaktue mua dhembje!!Ama o popull,edhe une pata femi nane e babe,motra e vellazni e kusheri,por a nuk munda qe ti behem servil jugosllavise e edhe une te jeyoi si keta te punsohem ne arsim ,ne fabrike,ne gjygj,e neper komunat e Kosoves ???Apo:Te behem o burgosur politike e pas leshuarjes nga burgu ne masen shqiptare te behem i larte kete kam mundur por mendojsha ndryshe nje dite qe ti bashkohem çlirimtareve.Por edhe per tju bashkangjitur luftes çlirimtare nuk iu isha i pershtatshem me luftue sepse une nuk duhet te gjuai ne forcat serbe!!Une nuk duhet te organizoi mbrojtejen e fshatrave ?Nese i mbroje shqiptaret nga serboqetniket me thojshin qe kena me te vra !!!Kena me te shpalle tradhetar!!!!


Po mire more shqiptar;Me luftue une kundra serboqetnikeve ju te me shpallni tradhetar!!!E per çka koket vesh?Me vrare e mu çlirue ?Apo per çka???

Tani mu kan leshue edhe te dashurit e mi dhe me thone qe ta harroi te kaluaren !!!Si ti harroi gjitha keto te hidhura te helmuara,kur ne kuvendin e kosoves per deputet ja nisin e japin historikun dhe punen per atedhe!!A ka zot ky popull ?A ka sy loti ?

 Me një fjalë je njeri pa shpirt, një copë mishi me dy sy. Po të kujtoj se kultura dhe trashëgimia janë rrënjët që ushqejnë shpirtin e njeriut. Njeriu ka vlerë duke shtuar vlerë dhe jo duke mohuar vlerë.

Sa i perket qe po te vlersojka populli shqiptar,puno si qen,si magar te vertetit po ja shalojket ju ore popull shqiptar apo nuk jeni shqiptar se kerkund ne bote kesi populli nuk egziston!!Dhe si mendon keshtu te zgjidhet qeshtja e ketij popullit te roberuar,kur ne vend te serbit,maqedonoslaveve vetem ata njerez qe na shtypen prape po na shtypin por vetem melodin e kan ndryshue dhe me metoda ma rrenqethese na mbajn varur ne litare.

Dhe mu nga kjo qeveri qe e udheheq kosoven me detyruan qe ta leshoi Kosoven qe e deshta si syt si femit e mi,ma shume se veteveten.Dhe mbeta jetim ne vend te huai,sepse edhe ne atedheun tim isha ketim dhe jetim e jetim sepse nuk ngrera ne sofren e djallit Po ashtu, duket se nuk vë re që të huajt me kulturë nuk kanë turp të tregojnë origjinën apo vjetërsinat e tyre? Eh, mjerë vendi i huaj për ty dhe mjerë vetja jote o jetim i mjerë! Kujtohu që në vend të huaj je pranuar për të paguar qera. Nëse të ka ardhur koha për t’u martuar, lidhjen martesore bëje vetëm me familje Shqiptare, sepse kështu nuk tretesh në dhe të huaj dhe kështu ke vlerë si njeri dhe si kulturë; domethënë nuk je material mbushës për shoqëritë e huaja dhe ruan fisnkëritë familjare arbërore. Dhe çka te them fara ime ngadaledale do shuhet ne komb tjeter duke iu falenderue vellazrive te mi nga kosova!A keshtu nuk e kam prite kete egzod te poshter sepse mendoj qe nuk e kam meritue keshtu,por prape nuk po hidherohem kur mendoja se edhe Ismail Qemailin e debuan shqiptaret,dhe e helmuan me kafe ehee sa keq ?!Edhe Fan Nolin e debuan ne amerike!!!Edhe Gjergj Fishten e tjer dhe mua pse jo sepse ua prishesha dafranget duke que dolli me gota e duke lozur vallen e Shotes me gjandarmerin e serbise.... As ketu ne mergim nuk ua kam frigen edhe pse me hakmirren ne femi vetem qe qeshtjen e pavaresise ta leja anash,por prape dua qe ta shoh te lire popullin tim,edhe pse e di qe do qeverisen nga gogolet dhe gjakpiresar shqiptar,por shpresoi qe nje dite do lind nje rreze e diellit dhe do i verboi gjelatet shqiptar tradhetar te mallkuar e per jete qofshin te humbur ne humneren e pafundshme....


Sapo kapercen deren prej qelqi te turbullt e gjendesh ne zyren plot drite, syri te kap skrivanine e madhe, pak me tutje kolltuket dhe pikturat ne nuancen panna, orkidene mbi tavoline, gjithe orendite e tjera qe shkojne ne harmoni te plote me ngjyrat e qeta te zyres dhe mes gjithe asaj paqeje feks kostumi ne ngjyre blu elektrik, qe ka veshur zv.drejtorja e Bankes Credins. Mjafton vetem nje shtrengim dore dhe nje nga ato zhbirimet e shpejta qe nga koka te kembet per te kuptuar se Monika Milo, ndryshe nga cmund te presesh, nuk eshte aspak nga ato grate qe jane kapur me thonj pas profesionit te tyre e qe nga casti ne cast pret te te flasin per shifra e plane, per nje karriere te shkelqyer prej bankiereje e per ambicie profesionale, shkurt te te lodhin koken me biseda te ftohta qe rrotullohen vetem tek puna, karriera, profesioni. Ne fakt, Monika i pershtatet me se miri rubrikes Ne karriere, por ca detaje qe syri ti kap rrufeshem te sigurojne se biseda me te nuk ka per te qene aspak brenda kornizave te ftohta te nje shkrimi te mirefillte prej gruaje ne karriere.
 

Kultura Tradicionale në Shqipëri

Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e Çamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.
Mënyra e jetesës në fshat – Doke e zakone
Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.
Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë, ruhej ende mjaft mirë deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, sidomos atje ku mbizotëronte fshatarësia e lirë. Pronë plotësisht private, mbi të cilën fshatari dispononte krejtësisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin në disponim të tij, deri sa ishin nen kulturë. Pasi mblidhej prodhimi bujqësor, tokat liroheshin dhe kushdo mund të lëshonte bagëtinë për t’i kullotur, të tjera toka që shfrytëzoheshin së bashku, pra fshatçe, ishin toka djerrë në vërri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore për vaditjen e tokave të mbjella, që bëhej sipas një rradhe rreptësisht të caktuar për çdo familje.
Vendbanimet fshatare, në përgjithësi, i janë përshtatur klimës dhe relievit ku janë vendosur. Fshatrat më të ulta janë ato të Fushave Bregdetare, kurse fshatrat më të larta arrijnë deri në 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen në rrethin e Korçës e atë të Kukësit. Banesat e një fshati mund të ishin të grumbulluara ose të shpërndara, madje në disa zona edhe shumë të shpërndara. Sidoqoftë, fshati kishte një qendër shoqërore, rreth së cilës gravitonte aktiviteti i njerëzve në kohën jashtë punës dhe kjo mund të ishte një shesh i vogël pranë një rrapi a një lisi shekullor, dyqani i ndonjë bakalli ose oborri i një ndërtese kulti (kishe a xhamie). Në gjysmën e dytë të shek.XX, në shumicën e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u përtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale të mëparshme. U bënë edhe shumë ndërtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fëmijësh, shtëpi e vatra kulture, njësi tregtare, etj.
Nga përllogaritjet e historianëve ka dalë se, në shek.XV, në Shqipëri, mesatarja e shtëpive për çdo fshat, ishte 21; mesataren më të lartë e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtëpi, i ndjekur nga rrethi i Korçës, me 28 shtëpi për fshat. Deri në çerekun e parë të shek.XX, rreth 80% e popullsisë punonte e jetonte në fshatra, shumica e të cilave kishin nga 20 shtëpi afërsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorë. Në 50-60 vitet e fundit, përqindja e popullsisë fshatare ndaj popullsisë së përgjithëshme, ra ne 64%, megjithëse qeveria e kohës synonte që fshati të mos braktisej. Pra, mund të pohojmë, se pesha e kulturës fshatare ndaj asaj qytetare, është ende e ndjeshme.
Gjatë shek.XX e sidomos pas Luftës së Parë Botërore, mënyra e jetesës në fshatin shqiptar pësoi ndryshime të rëndësishme. E megjithatë, në jetën familjare, si edhe në jetën shoqërore, vazhduan të ruhen festa popullore me forma të ndryshme argëtimi dhe në ndërgjegjen e njerëzve u ruajtën shumë pasuri shpirtërore, të manifestuara në folklorin gojor e muzikor të krahinave të ndryshme, sidomos në epikën legjendare e atë historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumë ide e shije të reja, me anë të mjeteve të reja të komunikimit masiv.
Në ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet të mirë dhe kohezion të bazuar në jetën ekonomike të saj. Përsa i përket strukturës së saj, mund të thuhet se ajo tashmë, është thjeshtuar mjaft. Në pjesën më të madhe të vendit, familja përbëhet nga çifti i të martuarve me fëmijët e tyre beqarë. Vajzat e martuara jetojnë në familjen e burrit. Djemtë e martuar, pak kohë pas martese, veçohen nga familja e prindërve dhe jetojnë më vete, por në shumë raste, djali më i vogël mbetet në shtëpinë e prindërve dhe jeton me ta. Kështu, mesatarja e frymëve për familje është 5-6 vetë, por ka fshatra, ku kjo mesatare është më e ulët. Megjithatë, në kujtesën e njerëzve të moshuar, ruhen raste familjesh të mëdha, ku vëllezërit e martuar e fëmijët e tyre jetonin së bashku. Në këto familje kishte detyrimisht një rregull strikt në ndarjen e punëve dhe të detyrave për të gjithë. Atje ruheshin më gjatë edhe doke e zakone të dikurshme të jetës familjare, praktika e rite pagane, etj.
Në ritet e besimet që kanë të bëjnë me ciklin e jetës, pra me lindjen, martesën e vdekjen, studjuesit që janë marrë me to, kanë mundur të hetojnë edhe rite të lashta, të cilat, sado të zbehta, jetojnë aty-këtu. Këto janë kryesisht rite për të ndjellë mbarësi për familjen e çiftuar e çiftet e reja, që të shtohen e të kenë sidomos trashëgimtarë meshkuj. Ndër zakonet e vdekjes, mund të shënojmë se deri në Luftën e Dytë Botërore, në disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (këngë mortore).
Mjaft rite e besime të tjera lidhen me data të caktuara të një kalendari të vjetër popullor dhe sipas studjuesve, kanë të bëjnë me kulte të herëshme blegtorale e bujqësore. Bie fjala, Dita e verës apo 1 Marsi, shënohej nga një pastrim i përgjithshëm ritual i banesave dhe i oborreve dhe më në fund, jo vetëm u vihej zjarri plehrave të mbledhura gjatë këtij pastrimi, por në atë zjarr hidheshin edhe vetë fshesat e vjetra, për të filluar stinën e re me fshesat e reja, pra është fjala për një rit purifikator, Dikur, në fshatra, Dita e verës pritej me shumë gëzim, sidomos nga fëmijët. Dita e Shën Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festë e shoqëruar me rite e praktika zbavitëse. Atmosferë gëzimi e hareje në fshat krijonin edhe zjarret e mëdhenj, që ndizeshin nëpër oborre e në kryqëzime të rrugëve më 22 Qershor, Ditën e Shën Gjonit. Rite shumë interesante shoqëronin dikur nëpër malësi festën e “buzmit” në natën e solsticit të dimrit.
Shumë festa të motmotit lidheshin me javën bujqësore e blegtorale, si ishin përfundimi korrjeve, qethja e dhënve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.

Mite e besime popullore
Një aspekt me interes i kulturës popullore shqiptare kanë qenë padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterë filloi të përhapej ilegalisht në Iliri, që në shekullin e parë të erës sonë. Ungjillëzimin e saj e filloi Shën Pali dhe e përfunduan misionarët latinë. Kjo shpjegon faktin, se përse në gjuhën shqipe, terminologjia fetare e krishterë është e burimit latin, si në Veri e në Jug. Me përhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e këtej, lindën disa fenomene të veçanta, si kriptokristianizmi në disa fshatra në rrethin e Elbasanit (në krahinën e Shpatit), që vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Por në shek.XIX, edhe në disa zona të Shqipërisë Veriore (psh në Lurë), kishte familje të përziera në pikpamje fetare: disa pjesërisht katolikë e disa të tjerë myslimanë. Nga Lufta e Parë Botërore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, që nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Në këtë kuadër historik, nuk është e vështirë të kuptohet, se si u bë e mundur që të ruhej deri në shekullin tonë një përzierje e traditave të lashta pagane, me elementë të krishtërimit e të myslimanizmit.
Ndër mitet më të lashta të ruajtura aty-këtu deri në fillim të shek.XX, ishte sigurisht
kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e të vatrës (sepse vetë dielli është burim drite e ngrohtësie), si edhe me kultet bujqësore e blegtorale (sepse jeta e çdo gjallese në tokë varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi për disa maja malesh, që adhuroheshin, si “maja të diellit”. Kështu, në data të caktuara, bëheshin pelegrinazhe në disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumës, Çuka e Tomorrit, këndravica, etj. Në këto festa ndizeshin zjarre të mëdhenj në pritje të lindjes së diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinë diellit. Le të kujtojmë këtu, se mallkimi më i fortë që ndeshim në epikën legjendare për kundërshtarin e heroit, është: “T’u shkimt hisja e diellit”.
Në shumë vise shqiptare ka patur gjurmë të një “kulti të gjarpërit”, veçanërisht, për gjarpërin e bollës e shtëpisë që konsiderohej si një hyjni mbrojtëse. Kulti i gjarpërit ka qenë shumë i njohur edhe tek Ilirët e lashtësisë e sidomos tek dalmatët. Në malsitë tona, dikur mendohej se çdo shtëpi e kishte gjarpërin e vet mbrojtës.
Në epikën legjendare flitet edhe për figura të tjera mitologjike mbrojtëse të njeriut, si ishin orët dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund të merrte në mrojtje personin, familjen, por edhe gjithë fisin. Zanat ishin gra të bukura, por edhe trime e luftëtare. Besohej, se ato banonin në shpella mes pyjesh, pushonin në mrize, pranë burimeve ose në maja malesh. Studjuesit e mitologjisë mendojnë, se zana ka lidhje me një perëndi ilire të pyjeve e të burimeve që, në interpretimin romak mori emrin Diana.
Dragoi përfytyrohej si një qenie e mbinatyrëshme, me fuqi të jashtëzakonshme. Bëma e tij kryesore ishte të lironte ujrat, që i kishte zënë kuçedra. Besohej, se dragojtë luftonin sidomos në kohë furtunash të mëdha, duke përdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurët me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund të shkulnin edhe drurë të mëdhenj e gurë të malit.
Kuçedra, përfytyrohej si një qenie mitologjike, që mishëronte forcat e verbra shkatërruese të natyrës. Thuhej, se ajo ishte si një gjarpër i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, që mund të villnin zjarr. Zinte vend pranë burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerëzit të vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura të tjera interesante në mitologjinë shqiptare, që nuk mund të arrijmë t’i përmendim këtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitë, syrin e keq, parashikimin e së ardhmes, etj.
Arti fshatar e zejtaritë artistike
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike në tre-katër shekujt e fundit në Shqipëri, ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet historike e shoqërore të vendit, si ishin pushtimi i gjatë osman me pasoja të rënda në plan fetar e kulturor, shtypja kombëtare e shoqërore e ushtruar gjatë këtij sundimi të huaj, etj. Këto kushte të vështira penguan lulëzimin e artit në shumë fusha, si në arkitekturën monumentale, në skulpturë, etj. dhe e ndrydhën për një kohë artin vendas në sfera më të kufizuara si janë artet minore. Në pamundësi për të trajtuar të gjitha fushat e arteve të aplikuara popullore, më poshtë, po flasim shkurtimisht vetëm për disa prej tyre.
Në fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit të objekteve të vogla prej druri nga vetë fshatarët për nevoja të jetës së përditshme, aty-këtu, u ruajt e gjallë edhe në gjysmën e parë të shekkullit XX. Kështu, barinjtë zbukuronin krraba e kupacë, furka, boshte, etj. Ndërsa të tjerë, fshatarë më të stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato të Dukagjinit, të Pukës, të Mirditës, etj., apo djepa për fëmijë, vegla muzikore e sidomos arka për pajë.
Në disa krahina të vendit, punimi i drurit kishte arritur të ngrihej në zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarë gdhëndjesh në dru, që tërheqin edhe sot admirimin tonë, si interiore ndërtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Një nga ekzemplarët më të përkryer është padyshim ikonostasi i kishës ortodokse të fshatit Leusë të Përmetit, i punuar në fund të shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal është mbizotërues, por me degët e gjethet e shumta, ndërthuren edhe figura kafshësh reale e fantastike, zogj e simbole të ndryshme kristiane.
Punime të shquara në dru gjenden edhe në interiore banesash, kryesisht tavane, dollapë muri. kapakë dritaresh, trapazane, në qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditën e punimit të argjendit e gjejmë në lulëzim të plotë në shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veçanërisht në koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime të datuara e me prejardhje nga qendra të ndryshme qytetare të vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janë shumë herë të një cilësise të lartë artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirë, kapakë ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtëpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarë të qyteteve, gjatë shekujve XVIII-XIX, kanë punuar për të veshur me pafta argjendi një numur shumë të madh pushkësh të gjata, koburesh, jataganësh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje të nevojshme të çdo burri, nga të cilat, një numur i mirë ruhet ende nëpër muzetë e vendit. Madje, ka shumë prej tyre, që janë edhe të lara me ar.
Midis të gjitha objekteve prej argjendi të ekzekutuara me teknika të ndryshme (me të rrahur, me të derdhur, etj), finesë të veçantë paraqesin punimet me filigranë, qe ishin më fort një specialitet i mjeshtërve argjendarë të qyteteve të veriut se sa i atyre të jugut.
Gratë fshatare në Shqipëri, prej shekujsh janë marrë me endjen e pëlhurave të ndryshme, që shërbenin qoftë si pjesë veshjeje, qoftë si pajisje shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, etj).
Në Shqipëri, pëlhurat e mëndafshta janë punuar e përdorur më shumë se në vende të tjera të Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit të mëndafshit, meqenëse në disa zona ishte mjaft i përhapur mani i bardhë.
Tekstilet e leshta, të ekzekutuara me një varg teknikash të ndryshme pune, përdoreshin gjerësisht dhe ruanin shumë karakteristika lokale, që i bënin punimet e një krahine të dalloheshin nga ato të krahinave të tjera.
Të tjera punëdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumëllojshme, që nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitëshme e virtuoze, me fije mëndafshi ose ari të mjeshtrave qendistarë të disa qyteteve, dhe më herët, edhe pranë manastireve të kohës. Midis punëve të tyre, kemi edhe ekzemplarë të rrallë, si është rasti i Epitafit të madh të Glavenicës (pranë Beratit), që mban datën 1373, si dhe të tjera qendisje laike e fetare me interes të veçantë.

Morali sipas shkenctarve 

-Në çdo bestytni të mençurit shkojnë pas  budallenjeve -     tha: Bekoni.

-Bestytnia është  poezia  e jetës - tha :Getë

-Nuk  ka  bestytni, se  nuk  ka  lindë nga ndonje nevojë -   tha: A.Grafi

-Më trim e  më i  fortë është ai që lufton kundër padrejtësisë, sesa  ai që bën  pa   drejtësin - tha : Barleti

-Drejtësia është e  vërteta në aksion - tha : Zkuberti

-Lehtë është të jesh i  mirë ,vështirë është të jesh i drejtë - tha : Hygo

-Ku  ka  gjyqe , ka  edhe  drejtësi - tha : Gorki

-E drejta s'mund të jetë kurrë e të dy paleve , ajo i përket vetëm njërës - tha : Eskili

-Sulmuesi nuk është nuk është gjithmonë fajtor, kurse viktima nuk është gjithmonë e  pafajshme - tha : Shulci

-Kur  diskutoj me vehtën time çdoherë kam të drejtë - tha :Hasheku

-Të mos  ishin njerzit  e këqinj ,nuk  do  të ishin gjykatësit e mirë - tha : Dikensi

-Asgjë nuk është ma banale se  padrejtësia dhe  vuajtja - tha : Cankari

-Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerëzishëm - tha :Vonenargu

-Kush bën keq është më fatkeq se ai që e peson - tha : Demokriti

-Nëse  diçka është e   drejtë ,do kryer pa marrë parasysh arsyet e  shumta për të hequr dorë nga kryerja e saj - tha : M.Kyri

-Dashuria dhe  urrejta ia ndryshojnë fytyrën drejtësisë - tha : Ruso

-Asgjë nuk  e lind më shumë dyshimin se kur dimë për një gjë pak - tha : Bekoni

-Dyshimi është mjegull që i mbulon shpesh pamjet e bukura - tha : Ditrih

-Dyshimi është çlodhja e intelektit - tha : Montenji

-As edukimi më i mirë në kët botë nuk të mbron nga pasionet e këqija - tha : Zhidi

-Me edukatën e vet  njeriu mundt të ngrihet apo  të poshtërohet - tha : Uatsjajana

-Njeriu është krijesa më e shkëlqyeshme ,prandaj edhe  edukata duhet ta formojë në tërësin e qenies së tij ,ta përgatisë për jetën e përditshme, të përhershme - tha : Komenski

-çdo njeri i pa edukuar është karrikaturë e vetvetes - tha : Shlegeli

-Kur  prindërit janë të edukuar mirë atëhere edhe femijët mund të lindin të edukuar - tha : Getë

-Edukimi i zhvillon aftësitë, por nuk i krijon ato - tha : Volteri

-Njeriu i pa edukuar  njihet në çastin kur e nderojnë ,ndërsa i edukuari atëhere kur nuk  nderohet - tha : Montenji

-As armiku më i madh nuk mund të sjellë më shumë dëm se edukata ,e cila gjithë jetën merret si foshnjë - tha : Aristoteli

-Dy të parët deputetë të popullit  janë nënlokja dhe  mësuesi - tha : Hygo.

 

 

This free website was made using Yola.

No HTML skills required. Build your website in minutes.

Go to www.yola.com and sign up today!

Make a free website with Yola