| |||
Fjalë të urta : Miqësia,Bashkimi,Bujaria Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. As buka nuk haet vetëm. Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. Lulja e këputur nuk lëshon më. Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. Mendja me mendjen, pjellin mëndje. Me një ka nuk bëhen pendë. Me nji tra nuk mban shtëpia. Mëson nga armiku më shumë se nga miku. Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. Miku harrohet po të largohet. Miku i mirë vjen nga porta. Nuk bëhet stani me dhi të egra. Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. Miku i mikut tim, është edhe miku im. Një krah s'mban kala. Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. Për një shamatë, lypen dy veta. Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. S'bëhet lëmi me një kalli. S'bëhet stani me lepura. S'mblidhen lepujt në vath. S'mbushet thesi me një kokërr. Syri është më i mprehtë se kordha. Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG Shokë bashkë, e bukë veç. JUG Trimi i mirë me shokë shumë. JUG Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG Bukë e kripë e zemër. KAVAJË Çilet dera, rritet ndera. VERI Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË Fshati digjet, kurva krihet. JUG Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI I qan hallin kalorësit. DURRËS I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG Ku rënça mos u vrafsha. VLORË Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË Mirmëngjes, me interes. FIER Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR Mos e lëndo ku i dhemb. JUG Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER Sevapi as shitet, as blihet. JUG Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE Fjalë të urta : Maturia, Besimi , Vepra As copën e madhe mos e ha pa u menduar.Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.Dasma nuk shihet në fillim, por në fund.Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen.Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë.Dhjetë herë mat, një herë pre.Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më.Gazi i madh, kthehet në helm.Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.Gjella me kripë e kripa me karar.Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen.Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh.Ha të rrosh, jo rro të hash.Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët.Kashata e madhe të ngec në fyt.Këmba e madhe të shqyen këpucën.Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin.Kur flet shkopi të vret.Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.Kur s'di not mos u fut në ujë.Kush ha shumë i del për hunde.Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë.Lakmia, lakfyt.Lisi nuk pritet me nji të rame.Lulja e këputun nuk mbin ma.Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot.Mos dalë goja para mendjes.Mos i bjer të mirës me shkelm.Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh.Mos kërko vezë të pjekura në hell.Ngopet deti me lumenj?Nuk mba ujë orizi.Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.Pi rakinë e jo mendjen.Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi.Qefi prish qefin.Tamahu të shpie në gjynah.Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë.Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin.Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa.U mbush kupa do të derdhet.Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.Unë baj barrën, ti djersin.Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë.Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen.Nata s'ka shahit.As para pushkës, as prapa mushkës.Atje ku fle ujët, atje është më thellë.Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri.Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.Bie një gurë e shkoqet një mur.Buka që thyet s'ngjitet më.Çdo gjë forcohet, në themel.Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho.Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrinDimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.Dita ka sy, nata ka veshë.Duhet me i fry lugës para se me të djeg.Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot.E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.E ke zogun në dorë, mbaje.Fusha ka sy, mali ka veshë.Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet.I zoti duhet të ruajë arën e vet.Jo si cjapi te kasapi.Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm.Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.Kujto qenë e bëj gati shkopin.Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.Kush vret nuk flet.Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.Mos shkel në dërrasë të kalbur.Mos shko si breshka te nallbani.Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESMEMos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUGNata është me barrë, s'dihet ç'pjell. KORÇËNga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRINji shkëndi ndez nji mal. KORÇËPër një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUGPër një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUGRuaju të të ruajë perëndia. JUGRuhu nga thëngjilli i mbuluar. JUGSë ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPARS'lidhet kali me pè. LUKOVËShkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇËUjku mjergull kërkon. JUGZë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËRShtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDËMa i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVËMotra jemi, shoqe s'jemi. JUGNdarja është më e mira e të ligave. SKRAPARKrushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËRGjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËRGjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUGMos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. TIRANËNuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSHAs këmishës së shtatit s'është për t'i besu. KAVAJËBesove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. JUGÇ'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPARDo të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERATEsapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇËE thëna dhe e bëra janë larg. DIBËRI marri premton dhe budallai shpreson. JUGKur qesh djalli e ka punën keq. VLORËMba murin mos bie. SHQIPËRI E MESMEMe thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUGMë gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUGMos u bëj thes i çpuar. SKRAPARMos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. SKRAPARMa kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUGNë më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUGKur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUGMos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQENuk është ar gjithë që ndrit. VERINuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË
A don, e s'din, a din e s'don.Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall.Arin ku e njohin, atje e çmojnë.Ay që s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer.Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim.Ç'i do qeni opingat.Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot.Din më shumë i vuari, sesa i mësuari.Dhelpra plakë i di shtigjet.E di qeni ku fle lepuri.Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr.Guri i gdhendur hyn kudo.Harabeli plak nuk rrehet me bukë.Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam.I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit.I pësuari, i mësuari.Kënga dhe përralla s'kanë zot.Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju.Kush më shumë di, më shumë do të dijë.Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë sheqeri.Libri ashtë arma e të mençurit.Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi.Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj.Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend.Noti mësohet në det, jo në stere.Nuk dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë.Prindi të rrit, shkolla të ndrit.Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet.Sa do të rrojmë do të dëgjojmë.S'ka skaje dituria e urtia e njeriut.Shit kalin e mëso djalin.Breshka ferrën do.Burrin e prishin huqet.Druri i thatë nuk drejtohet.Druri ndreqet mbë të njomë.Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë.Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet.E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan.E para - bar, e dyta qejf, e treta helm.
|